Emri i Liverpoolit gdhendet në trofeun e Premierligës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emri i Liverpoolit është gdhendur në trofeun e Premierligës, më në fund.

Pasi e fitoi titullin e 19-të në ligën elitare angleze pas një pritjeje të gjatë plot 30-vjeçare, Liverpooli do ta çojë lart trofeun e Premierligës për herë të parë në histori të klubit të mërkurën mbrëma, pas ndeshjes kundër Chelseat në Anfield, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes kundër Chelseat, lojtarët dhe stafi i Liverpoolit do t’i marrin medaljet për vendin e parë si dhe trofeun e kampionit në një podium të ndërtuar në tribunën e famshme “Kop” në Anfield.

Ndeshja do të zhvillohet pa tifozë, siç ka ndodhur në çdo takim të Premierligës pas rifillimit të sezonit në qershor për shkak të rrezikut të përhapjes masive të koronavirusit.

Policia u ka bërë thirrje tifozëve të Liverpoolit të mos mblidhen pranë stadiumit të mërkurën.

Share This Article