EMRI/ I shpallur në kërkim pasi porositi zjarrvënien në një lokal në Tiranë. Kush është 24-vjeçari që i shpëtoi atentatit me armë në 2021-in

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Redi Balla, është personi që porositi zjarrvënien në një lokal në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë, duke paguar një person tjetër për 200 mijë lekë të vjetra.

Por Balla nuk është një emër i panjohur për policinë. Sipas News24 në vitin 2021, atij i është bërë atentat në makinë, në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit.

Në deklarimin që dha pas ngjarjes, ai tha se kishte ndaluar makinën dhe po shikonte celularin kur dikush iu afrua dhe e qëlloi me armë në këmbë.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, tha ai.

Njoftimi i policisë për ngjarjen sot (15 tetor)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën “Gjin Bue Shpata”, kishte rënë zjarr, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fire”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi K. B., 29 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi K. B., më datë 12.10.2023, ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, dhe si pasojë janë djegur panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas është paguar nga shtetasi R. B., me shumën 20 000 lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Punohet për kapjen e shtetasit R. B., si dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article