Emri/ Ngeci në betoniere, humb jetën tragjikisht biznesmeni shqiptar në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ka ngecur në mekanizmin rrotullues të një betoniereje.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, viktima është Aleks Palushi, artisan dhe pronar i një kompanie të vogël ndërtimi, i cili banonte në në Vigevano, në zonën e Pavias, ku ndodhi incidenti.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Palushi ka qenë duke pastruar një betoniere, por është bllokuar në mekanizmin rrotullues dhe u shtyp.

Ai është dëmtuar rëndë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur teksa po punohej për rinovimin e një godine të vjetër dhe ndihma e parë e dhënë kundrejt tij, ishte e padobishme.

Share This Article