EMRI/ Shqiptari vritet me breshëri plumbash në Francë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shtetas shqiptar, 40-vjeçari Elis Alijaj, është ekzekutuar me breshëri plumbash në një lagje të qetë të zonës Ma Campagne, në Francë. Ngjarja e rëndë ndodhi kur viktima ndodhej në furgonin e tij dhe një person i armatosur hapi zjarr pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Shqiptari që nuk kishte probleme me policinë ishte inxhinier hidraulik dhe ishte rrugës për në punë kur ndodhi krimi.

Dëshmitarët raportojnë se menjëherë pas krimit, një automjet u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Më vonë, ky automjet u gjet i djegur në një pyll në Jauldes, brenda të cilit autoritetet zbuluan një pistoletë-mitraloz.

Nga hetimet paraprake, rezulton se Alijaj u qëllua me disa plumba përmes xhamit të shoferit, duke marrë tre goditje fatale—një në këmbë dhe dy në zonën e kraharorit. Viktima humbi jetën në vend, ndërsa policia franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të tipit mafioz.

Share This Article