EMRI/ U kap ‘mat’ duke u kujdesur për bimët e kanabisit, pranga të riut në Vaun e Dejës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili u kap ‘mat’ duke u kujdesur për bimë kanabisi.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Samet Gjeta, ndërsa janë asgjësuar 2100 bimë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Corn”, si rezultat i kontrolleve të Policisë, në çdo skaj të territorit, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Asgjësohen 2100 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.

U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve me skuadra të Policisë dhe me dronë të rezolucionit të lartë, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, me mbështetjen dhe të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Corn”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi S. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

28-vjeçari u kap në flagrancë, në një tokë arë të marrë me qira, në fshatin Mjedë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër bimë misri, për t’i fshehur.

Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Share This Article