Emri/ Vrasja e djalit nga Peqini në Londër, publikohet fotoja e të dyshuarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Metropolitane e Londrës ka publikuar foton e një personi i cili është i dyshuar për vrasjen e një shqiptari në kryeqytetin britanik.

Siç edhe Top Channel raporti ekskluzivisht një ditë më parë, Bajram Luli me datëlindje  09.02.1997 u godit për vdekje brenda makinës së tij dhe nga plagët e marra humbi jetën spital mbrëmjen e të hënës.

Luli ishte me origjinë nga Peqini dhe kishte pak kohë që kishte mbërritur në shtetin ishull. Policia Metropolitane ka siguruar një foto nga kamerat e sigurisë të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen.

Personi që shihet në foto duket rreth moshën 25 vjeç duke kaluar barrierat e një metroje në Londër.

Detektivi Jim Shirley i cili po udhëheq hetimet e vrasjes thotë se “ky hetim është duke vijuar me shpejtësinë e duhur. “Ne po punojmë fort për të bërë drejtësi për familjen dhe miqtë e të ndjerit i goditur barbarisht me thikë e si pasojë humbi jetën”.

BBC

Share This Article