EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Torontos ka identifikuar viktimën e një vrasjeje me armë zjarri në një qendër tregtare në pjesën lindore të qytetit gjatë fundjavës.

Sipas policisë, 43-vjeçari Paulin Harusha ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të emergjencës për t’i shpëtuar jetën. Harusha u gjet brenda një automjeti me plagë nga armë zjarri, sipas një deklarate të policisë.

Ngjarja ndodhi pranë mesnatës së të shtunës në një qendër tregtare afër kryqëzimit të rrugëve Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue E.

Policia thotë se dyshohen persona që u larguan nga vendi i ngjarjes me një “SUV me ngjyrë të çelët” përpara se oficerët të mbërrinin.

Në një konferencë për shtyp të dielën, inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos tha se motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

Hetimet vazhdojnë dhe kushdo që ka informacion, u bëhet thirrje të kontaktojë policinë.

Share This Article