Enca ‘zbardh’ fotografinë e plotë ku akuzua se po puthte sheik – në të vërtetë ishte …

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, pak orë më parë i befasoi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihej duke duke shfaqur buzët e saj, pranë asaj që mund të dukeshin si buzët e një mashkulli tjetër.

E teksa e bëri këtë gjë ajo mori shumë reagime negative nga ndjekësit, disa prej të cilave edhe i publikoi.

“’E paske kap sheikun e’, ‘hë pra ja ke ngelë me arab’, ‘hë pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet’”, ishin ndër komentet që këngëtarja e hitit “Randez Vous” mori nga njerëzit e shumtë.

Dhe në fund, ajo vendosi ta bëjë të qartë imazhin në fjalë, duke treguar se në të vërtetë fotografia është shkëputur nga puthja që i ka dhuruar një kukulle dhe jo një personi të vërtetë.

“Tani mund të biem të gjithë rehat”, shkroi Enca me ironi në zbardhjen e fotografisë së plotë.

Këngëtarja Haxhia përndryshe është e njohur për provokimet e saj të shumta në rrjetet sociale, me çka këtë herë ia doli të “fusë në grackë” disa prej fansave të saj.

Për fund, ajo bëri edhe një shkrim, duke theksuar: “Enca P9, unë i dua shakatë, më keni kënaqur me komentet”. 

Share This Article