• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Endri Shabani kërkesë Këshillit: Të ngrihet komision hetimor për kryetarin e bashkisë

Endri Shabani kërkesë Këshillit: Të ngrihet komision hetimor për kryetarin e bashkisë

by albnews
8 April, 2024
in Albania
0
27
VIEWS

Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, i cili është anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, ka iniciuar sot kërkesën për ngritjen e një komisioni të përkohshëm që të kontrollojë proçedurat e emërimit të drejtorëve në bashkinë e Tiranës, si dhe të hetojë përse kanë dështuar mekanizmat e auditit të brendshëm përsa i përket abuzimit me tenderat e bashkisë.

Kjo kërkesë e zyrtarizuar sot, ka marrë mbështetjen edhe të anëtarëve të tjerë të opozitës në Këshillin Bashkiak.

Në kërkesë theksohet nevoja për një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak dhe ngritja e një komisioni të përkohshëm që të hetojë mbi procedurat e emërimeve të strukturave drejtuese në Bashkinë e Tiranës.

Kërkesa:

E nderuar kryetare e Këshillit Bashkiak, të nderuar anëtarë të kryesisë, të nderuar këshilltarë,
Siç edhe jeni në dijeni, në 8 Dhjetor 2023 Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lëshoi 15 urdhër arreste që lidheshin me hetimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës, e cila ka nisur me një kallëzim në SPAK të Nismës Thruje me datë 24 Qershor 2020. Mes personave të arrestuar ishte edhe drejtori i infrastrukturës në Bashkinë Tiranë. Po ashtu, javës së kaluar, me datë 28 Mars 2024, SPAK ka lëshuar 9 urdhër arreste të tjera për ish zyrtarë të lartë të bashkisë së Tiranës, ku u përfshinë edhe ish drejtori i Ujësjellës Kanalizime të Tiranës (UKT) dhe ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Sipas të dhënave të sigurura nga SPAK, këta drejtues të Bashkisë akuzohen se për vite të tëra kanë përdorur pushtetin publik për të abuzuar me tenderat e bashkisë, duke përvetësuar dhjetra miliona euro nga taksat që qytetarët e Tiranës na kanë besuar. Ndërkohë që prokuroria bën kontrollin penal të shkeljeve të kryera, gjykojmë se si Këshill bashkiak është e domosdoshme të ndëmarrim dy veprime:

1) Një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, ku të thërrasim në interpelancë kryetarin e bashkisë (bazur në nenit 53, pika 3.b e Rregullores së Këshillit Bashkiak dhe neneve 64, pika d dhe 59, pika 4 e ligjit 139/2015)

2) Ngritja e një komisioni të përkohëshëm që të hetojë mbi procedurat e emërimeve të strukturave drejtuese në Bashkinë e Tiranës, dhe mbi mekanizmat e kontrollit të brendshëm (Bazuar në nenin 38, pika 2, të Rregullores së Këshillit Bashkiak)

Së pari, ne si Këshill Bashkiak kemi detyrimin të zbulojmë çfarë ka çaluar në proçesin e rekrutimit dhe emërimit të stafit drejtues të administratës së bashkisë Tiranë. Ligjit 139/2015, neni 64, pika g, përcakton se drejtuesit e drejtorive emërohen dhe shkarkohen nga kryetari i bashkisë. Prandaj do të ishte me rëndësi të kontrollohen proçedurat e ndjekura për emërimin e drejtorëve të arrestuar, për të kuptuar se si këta persona kanë arritur të kalojnë filtrat kontrollues duke u vendosur në krye të administratës së bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, kryetari i bashkisë duhet të na raportojë mbi masat që kishte marrë për verifikimin e akuzave që ishin ngritur mbi abuzimin e drejtorëve të korruptuar. Vlen të përmendet se në emisionin Opinion në 27 Prill 2023, kryetari i bashkisë i ka zhvlerësuar dyshimet se drejtorët e bashkisë po abuzonin me pushtetin public duke u shprehur se:

“…jam informuar për rastin…dhe mua nuk më rezulton kështu, dhe më rezulton se [akuza se Mariglen Qato po përfitonte miliona euro përmes një kompanie private] një gënjeshtër shumë e madhe …”.

Nëse ky besim i kryetarit të bashkisë buronte nga rezultatet e auditit të brendshëm, atëherë kjo e bën shumë të rëndësishme për të hetuar se përse këto raporte nuk kanë arritur të zbulojnë abuzimet me tenderat e bashkisë. Nga ana tjetër, nëse kryetari i bashkisë nuk e kishte ngritur këtë bindje mbi raportet e auditit, vlen për tu hetuar përse ai i ka injoruar këto indicie, dhe nuk ka vënë në lëvizje strukturat e kontrollit të brendshëm.

Së dyti, ne duhet të ngremë një komision të përkohshëm që të hetojmë në thellësi se ku ka dështuar kontrolli i brendshëm i bashkisë. Kuadri ligjor, specifikisht ligji 139/2015, neni 13 dhe neni 43, përcakton se bashkia, përveç mbikqyrjes dhe inspektimit që i ushtrohet nga qeveria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, është subjekt edhe i auditit të brendshëm. Gjithashtu sipas rregullores së KB, neni 39, parashikon që përmes komisionit financiar, si dhe përmes audituesit të jashtëm, Këshilli kontrollon administratën e bashkisë në mënyrnë se si shpenzohet buxheti.

Kohëzgjatja e abuzimit të këtyre drejtorëve dhe numri i lartë i tenderave të dyshuar, tregon se këto struktura të kontrollit të brendshëm kanë dështuar. Shembulli më domethënës është se si ka kaluar pa u vënë re nga auditimi i brendshëm konflikti i interest në rastin e raportuar në media se kompania e drejtorit të Departamentit të Shitjeve të UKT-së ka fituar disa herë tenderin për t’i shitur ujë të pijshëm bashkisë Tiranë.

Të nderuar kolegë, nëse ne nuk arrijmë të kuptojmë problemet sistemike që kanë lejuar këta drejtorë të shpërdorojnë buxhetin e bashkisë rrezikojmë që ky abuzim të vazhdojë edhe pas arrestimit të tyre, duke na detyruar që të vazhdojmë të rrisim taksat vendore si mënyrë për të kompensuar abuzimin që bëjnë drejtuesit e bashkisë. Një praktikë kjo që me sa duket ka vazhduar deri në momentin që flasim, nisur edhe nga vendimet e fundit të Këshillit Bashkiak. Për më tepër, në një moment të tillë ku imazhi i bashkisë Tiranë është dëmtuar në opinionin publik, rifitimi i besimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të siguruar bashkëpunimin e qytetarëve të Tiranës me strukturat e bashkisë, si dhe për të inkurajuar pagimin e taksave dhe tarifave vendore, pa patur frikë se ato do të përfundojnë në xhepat e zyrtarëve të bashkisë.

Nisur nga krahasimi që kryetari i bashkisë i bëri korrupsionIt me një sëmundje në trupin e bashkisë. Detyra jonë si Këshill Bashkiak është të zbulojmë sa e përhapur është kjo sëmundje, dhe mbi të gjitha të kuptojmë nëse kjo është një sëmundje autoimune. Duke shpresuar që të gjithë këshilltarët janë të bashkuar kur vjen puna tek lufta ndaj korrupsionit dhe garantimi i integritetit të institutionit që përfaqësojmë, ju dërgojë këto kërkesa.

Previous Post

Vokshi bën deklaratën e fortë: QSUT dy orë pa drita, a vdiqën 4 pacientë të intubuar?

Next Post

BBC publikon shifrat tronditëse: Lufta në Gaza i mori jetën 13.800 fëmijëve, 70% e viktimave gra dhe të mitur

albnews

albnews

Related Posts

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni
Albania

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja
Albania

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
Next Post
BBC publikon shifrat tronditëse: Lufta në Gaza i mori jetën 13.800 fëmijëve, 70% e viktimave gra dhe të mitur

BBC publikon shifrat tronditëse: Lufta në Gaza i mori jetën 13.800 fëmijëve, 70% e viktimave gra dhe të mitur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4838 shares
    Share 1935 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM