Engel i kërkon Trumpit ta mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Dhomës Përfaqësuese, Eliot l. Engel i bëri thirrje administratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ta mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO.

Në letrën dërguar sekretarit shtetëror Mike Pompeo, lideri i Komitetit për Punë të Jashtme potencon se anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO do të ndihmojë të sigurojë stabilitet dhe paqe në Ballkan.

“Anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO do të ketë dobi të konsiderueshme jo vetëm për Maqedoninë Veriore dhe Greqinë, por edhe për SHBA-në dhe vendet tjera anëtare”, thuhet në letër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply