Engel uron popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kongresisti amerikan Eliot Engel ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë. Engel përmes një postimi në Twitter ka uruar qytetarët e Kosovës duke u  dëshiruar të ardhme me paqe dhe prosperitet.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë. Uroj që e ardhmja juaj të jetë me paqe dhe prosperitet. Kosova 13”, ka shkruar Engel.

Kongresisti amerikan është i njohur si një prej mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Engel ka qenë i pranishëm në seancën solemne të Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Ai pati peshë të rëndësishme në denoncimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nga Serbia i cili do të kulmonte me gjenocid në fund të viteve 90-ta.

Share This Article