Enis Bardhi në 11-shen më të mirë të eliminatoreve të Botërorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Eni Bardhi, është përfshirë në ekipin ideal të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” nga ueb faqja për rejting dhe statistika “Who Scores”.

Shkupjani si bartës i lojës, ndihmoi përfaqësuesen  e vendit të sigurojë balotazhin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Bardhi në këtë cikël eliminator numëron 8 paraqitje për Maqedoninë e Veriut, ndërsa u vlerësua me notën 7.82.

Në mesfushë bashkë me Bardhin janë edhe Stiven Bergejs e Memphis Depay nga Holanda si dhe Dushan Tadiq nga Serbia.

Në sulm, në ekipin ideal janë përfshirë Harry Kane, Robert Lewandowski, ndërkaq në mbrojtje u përzgjodhën Joao Cancelo, Harry Maguire dhe Virgil van Dijk.

Ndryshe tek portierët në ekipin ideal është zgjedhur Buhel nga Lihteshtajni. 

Share This Article