Enis Bardhi shpëton Maqedoninë nga humbja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollistët e Maqedonisë Veriore kanë vazhduar me sukses garat në kualifikimet për evropianin 2020, pasi kanë nxjerrë një pikë si mysafir kundër Sllovenisë duke luajtur baras 1:1.

Zajc në minutën 34 solli sllovenët në epërsi prej 1:0, ndërsa shifrat në 1:1 i barazoi Enis Bardhi në minutën 47.

Skuadra e Maqedonisë Veriore në xhiron e parë të grupit G kishte mposhtur si vendës Letoninë me rezultat 3:1.

Përkujtojmë se shqiptarët që luajnë për përfaqësuesen e Maqedonisë Elmas dhe Aliovski shënuan të tre golat në ndeshjen e kaluar kundër Letonisë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Polonia mposhti Letoninë me rezultat 2:0, me golat e Lewandowski në minutën 76 dhe Glik në minutën 84. Në këtë mënyrë Polonia merr kryesimin e tabelës me 6 pikë, Izraeli renditet i dyti me 4 pikë, po aq sa ka edhe Maqedonia Veriore në vendin e tretë, por me gol-diferencë më të dobët.

Në vendin e katërt është Sllovenia me 2 pikë, përderisa Sllovenia dhe Letonia janë në pozitat pesë dhe gjashtë pa asnjë pikë.

Share This Article