“Zero imunitet për askënd”. Kështu ka deklaruar Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke deklaruar kështu se është pro e lejimit të arrestimit të ish-kryeministri Sali Berisha.
Deklarata e Alibejat:
Unë jam nga ata që kam barrën dhe peshën e madhe të vendimmarrjes në këtë këshill lidhur me kërkesën e dhënies së autorizimit. Nuk jam i dyzuar, por krahauar me të gjithë ju tjerët, kam një pozicion më specifik. Ana tjetër, jam përfaqësues i PD-së. Ndaj të gjitha konsideratat që do t’i mbaj do të parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i Kuvendit.
Nuk i heq aspak asgjë se përfaqësimi i Gjykatës, kemi një barrë gjithsecili, jo të caktojë fajësinë/pafajësinë apo peshën e çështjes, është vetëm një gjë e thjeshtë; cili duhet të jetë standardi politik, moral, etik që deputeti duhet të mbajë sa herë ka nj kërkesë nga organet e drejtësisë për dhënien e një autorizimi.
PD e ka patur që në krye të herës, standardin politik për dhënien me vullneti të lirë zhveshjen nga pushteti. Një standard që sot më shumë sesa dje duhet të jetë guri i themelit që nuk duhet të ketë asnjë luhatje pavarësisht se kujt i përkasim.
E kemi mbajtur në 2012, kur kërkuam heqjen totale të imunitetit nga kushtetuata që nuk krijonte mbrojtje, por shoqëri me dy shtresa.
E kemi mbajtur në 2016, në rastin e ndryshimeve kushtetuese dhe diskutohej reforma në drejtësi.
E kemi mbajtur me rastin e çështjes Tahiri. Ka qenë kjo anë e opozitës në atë kohë dhe ka kërkuar për kërkesat për dhënie autorizimi të votojë, ndërsa të gjitha masat e tjera ndaluese, nuk ka nevojë të bëhet një kërkesë. Ka qenë mazhoranca.
E kërkuam dhe në rastin e Bllako, pavarësisht se Bllako e la imunitetin me vullnet.
E mbajmë këtë qëndrim, edhe në rastin e Ahmetajt.
Përsa i përket praktikës parlamentare, qëndrimi ka qenë po. Ne kemi qenë pro.
Raporti mes politikës dhe drejtësisë duhet të jetë i tillë; asnjë lloj pengese nuk duhet të krijohet kur drejtësia e kërkon.
PD ka paraqitur një amendament për rregulloren, që deputetët që në momentin kur zgjidhen, në mënyrë solemne të lënë imunitetin.
U bënë 30 vite që qeverisja në këtë vend, nëse ka pasur një difekt , ka qenë abuzimi dhe mbrojtja ndaj imunitetin. Ka krijuar papërgjegjshmëri institucionale dhe abuzim deri në korrupsion. Është koha që ky parlament ta vendos si një gur të kalcifikuar dhe për të ardhmen.
Reforma në Drejtësi në thelbin e vetë kishte heqjen e çfarëdolloj mbrojtje të parlamentarëve, politikës, ndaj drejtësisë. Për koherencë të qëndrimeve politike, nuk ka sesi të ketë qëndrim tjetër.
Duke qenë i sinqertë, po rikthehem të ajo që thashë në fillim. Nëse sot diskutohet për Berishën, është një person që e ndjek me vëmendje, është Rama.
Standardi që po ndjekim ne sot, përsa kohë që aplikohet ndaj një ish-kryeministri duhet mbajtur dhe ndaj kryeministrit në detyrë. Ajo që duehet të bëjmë ne sot, të vendosim dhe SPAK që të mbajë të njëjtin standard, të hapë kërkesat e kallëzimet që përfshijnë kryeministrin dhe të kërkojë me të njëtat standarde heqjen e imunitetin.
Shqiptarët kërkojnë sot një politikë që të mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Këtë duhet të vendosim sot. Zero imuniteti për askënd. Krijimi i kushteve të presionit pozitiv, që të mos lejojë asnjë pisi të hollë për krijimin e dy standardeve.
Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi imi personal dhe si përfaqësues i PD, pranoj si kërkesë dhe të lëshoj autorizimin.