Lionel Messi do të luajë ndeshjen e tij të parë për Inter Miami më 21 Korrik, kur skuadra e Major League Soccer do të përballet me meksikanët e Cruz Azul në sfidën hapëse të Leagues Cup.
Të shumtë ishin fansat që u mblodhën në stadiumin e Fort Lauderdejl për të mirëpritur yllin argjentinas në Miami.
Entuziazmi ishte i madh te tifozet, pasi me ekipin bashkohet shtatë herë fituesi i Topit të Artë.
Për t’i uruar mirëseardhjen Mesit, po pikturohet një mural gjigand në zonën artistike të qytetit Uin-uud, nga artisti Masimiliano Banjasko, i cili gjithashtu ka pikturuar muralin e yllit argjentinas në Tiranë.
Argjetinasi tregoi edhe një episod me bashkëpronarin e klubit amerikan David Beckham të cilin e konsideroi figurë botërore dhe ka bërë historinë në futboll dhe u befasua nga thjeshtësia e tij.
Bashkëpronari i Inter Miami kaloi gardhin dhe u ngjit për të parë punën e Banjaskos. Mesi dhe klubi i MLS kanë arritur akordin ndërsa vazhdojnë procedurat për të marrë vizën e punës për lojtarin.
35-vjeçari do të firmosë kontratë 2-vjeçare, ku pritet të përfitojë rreth 60 milionë Dollarë në sezon.