Kosova
Enver Hajdari: Shtetin që e ndërtuam me djersë e me gjak, duhet ta çojë përpara brezi i ri
Enver Hajdari, babai i kanidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka shkruar një letër prekëse për djalin e tij dhe të gjithë tërinjët e Kosovës, i cili brez duhet ta udhëheq shtetin e Kosovës.
Diplomati Petrit Hajdari garon me numrin 70 në listën zgjedhore të PDK-së.
Letra e plotë:
Të dashur bashkëqytetarë,
së pari, uroj që në këto kohë të rënda pandemie, të jeni mirë me shëndet dhe t’i keni të dashurit tuaj mirë.
Sot kam vendosur t’ju shkruaj një letër publike juve, familjarë, miq, dashamirë e bashkëqytetarë. Në rininë time, kur atdheut i duhej, nuk hezitova asnjë moment që t’i përgjigjem thirrjes për të dalë maleve me pushkë. Kur lufta u krye, ne u kthyem të lirë në shtëpitë tona. Gjithçka fliste shqip.
Sot, njëzet e një vjet më pas, disa figura kyçe të asaj rezistence, po përballen me një gjyq të padrejtë e po e paguajnë me lirinë e tyre, atë që më parë e kishin paguar me shëndetin, djersën, e që ishin të gatshëm ta paguanin edhe me gjakun e tyre: çlirimin e Kosovës.
Megjithë nevojën që interesat tona kombëtare të fuqizohen në Kuvendin e Kosovës, asnjëherë as nuk e kam shqyrtuar që të kërkoj votë, ndikim politik, apo pushtet për vete. Kjo sepse e kam të qartë që sot nuk është koha e pushkës, por patjetër që është koha e pendës, që ta mbrojë edhe pushkën, me dije, nder e krenari.
Prandaj, të dashur qytetarë të vendit tim, kam kënaqësinë t’ju them se i biri im, Petrit Hajdari, është në garë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës me numrin 70 nën logon dhe programin e Partisë Demokratike të Kosovës.
A mjafton të them se është djali im, që t’jua kërkoj votën për të? Patjetër që jo. Nuk kërkoj votë sepse e kam djalë, kërkoj votë sepse është kuadër i mirë, i edukuar drejt, i shkolluar mirë, dhe me një karrierë diplomatike e politike me të cilën jam jashtëzakonisht krenar.
Qytetari i Kosovës, besoj unë, duhet ta ketë të qartë që, shtetin që e ndërtuam me djersë e me gjak, duhet ta çojë përpara brezi i ri, ashtu siç ne tashmë nuk mundemi. Republikën nuk e patëm dhuratë, fshatrat dhe qytetet e Kosovës e paguan më shtrenjtë se gjithçka tjetër lirinë e vet. E paguam me gjakun e dëshmorëve, civilëve të vrarë barbarisht, mes të cilëve edhe shumë pleq, gra e fëmijë.
Kam shpresë që kërkesa ime për ju sot nuk është e tepërt, pasi unë jam thellësisht i bindur, se Petriti në Kuvend do të jetë forcë e rëndësishme për vendin tim e tuajin.
Petriti si djalë i edukuar, e ka mbështetjen time si qytetar. Petriti si burrë i formuar e patriot, e ka mbështetjen time si luftëtar. Në fund, Petriti si njeri i drejtë me të gjithë, e ka mbështetjen time si baba.
Kam qenë, jam dhe do të mbetem krenar me të. Po e dëgjuat thirrjen time për t’i besuar, jam i bindur që kështu do të ndiheni edhe ju.
I juaji,
Enver Hajdari.

Kosova
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja feston me fishekzjarre në Prishtinë
Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja kanë fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës që u mbajtën këtë të diel.
Kryeministri në detyrë po udhëheq me mbi 50% të votave, mjaftueshëm për të krijuar qeverinë.
Ndërkohë në Prishtinë ka nisur festa.
Kosova
Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.
Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.
Kosova
KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë
Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kaluar shifrën e 80 për qindëshit, duke dhënë një pasqyrë më të qartë të rezultatit zgjedhor në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm me rreth 50 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 20 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me rreth 14 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar mbi 6 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3 për qind.
NISMA Socialdemokrate mbetet nën pragun e lartë me afërsisht 1.5 për qind.
KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen pas kompletimit të të gjitha qendrave të votimit dhe verifikimeve përkatëse.
Deri atëherë, këto shifra konsiderohen paraprake, por tregojnë qartë trendin e votimit në shumicën e komunave të vendit.

E përditësuar: Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar 50,21% të votave, ose 313,767 vota në nivel vendi.
Këto rezultate pasojnë pas numërimit të mbi 73 për qind të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,36% apo 127,243 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 14,15% (88,388 vota).
Më pas vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6,29% (39,334 vota), Lista Serbe me 3,23% (20,154 vota) dhe Nisma Socialdemokrate me 1,58% (9,869 vota).
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania13 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania13 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania14 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK12 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Kosova14 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
-
Bota13 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
