Enver Hoxha nderohet në Madrid nga partia spanjolle marksiste-leniniste

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari shqiptar me shtetësi italiane Arbër Agalliu ka publikuar një video, ku tregohet nderimi për diktatorin shqiptar Enver Hoxha edhe 35 vjet nga vdekja e tij jo në Shqipëri, por në Spanjë.

Agalliu shkruan se videon ia ka dërguar një mike nga Madridi dhe në marshimin e organizuar nga partia spanjolle marksiste-leniniste shihen dhe fotot e Enver Hoxhës mes atyre të Stalinit, Leninit, marksit etj.

“Asnjë regjim nuk është më pak i keq se të tjerët deri në atë pikë sa të merret si shembull, asnjë regjim nuk justifikohet me shprehjen “ka bërë edhe gjëra të mira”, as ai i Enver Hoxhës”, shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË

Një mikeshë me pushime në Madrid javën e kaluar më dërgoi këtë video. Ky është marshimi i organizuar nga partia spanjolle marksiste-leniniste Reconstrucción Comunista që u mbajt më 14 prill.

Ndër pankartat e ngritura nga pjesëmarrësit, mund të shihen fotot gjigante të Leninit, Stalinit, Marksit, Engelsit, por edhe të diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Të dashur miq spanjollë, para se të idhulloni figura si ajo e Hoxhës, studioni historinë e Shqipërisë, diktaturën hoxhiste, persekutimet, gjakun e derdhur nga shqiptarët, hermeticitetin e një kombi, racionimin e ushqimit, urinë e vuajtur, frikën, presionin e vazhdueshëm etj etj.

Asnjë regjim nuk është më pak i keq se të tjerët deri në atë pikë sa të merret si shembull, asnjë regjim nuk justifikohet me shprehjen “ka bërë edhe gjëra të mira”, as ai i Enver Hoxhës.

Share This Article