Albania
Enver Hoxha shqiptarët e Kosovës i cilësonte “emigrantë jugosllavë”
Studiuesi Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme ka publikuar një dokument që tregon se regjimi i Enver Hoxhës, shqiptarët e Kosovës që vinin në Shqipëri, i cilësonte “emigrantë jugosllavë” dhe i vendoste në ferma në kushte internimi duke i denigruar.
Postimi i plotë i Kastriot Dervishit:
1957/Shqiptarët e Kosovës i vunë të punonin fshesaxhinj në Fier
Shqiptarët e Kosovës që vinin në Shqipëri, regjimi antikombëtar i E.Hoxhës i cilësonte “emigrantë jugosllavë”. Ai i vendoste ata kryesisht në ferma, në kushte internimi, duke i denigruar kohë pas kohe. Mjafton të shohësh letrat që ata kanë nisur për të kuptuar trajtimin e keq dhe zhgënjimin e thellë që ata pësonin në Shqipëri. Pasi i lanë pa bukë, e mjete të tjera, tre shqiptarë të Kosovës të ardhur në vitin 1956 i dërguan të punonin si fshesaxhinj.
Jashar Dacaj, Bardhyl Kelmendi dhe Ibish Kelmendi (i cili më vonë edhe u burgos), shkruanin Enver Hoxhës një letër të përbashkët (pa datë), e cila protokollohet në Komitetin Qendror më 5.1.1957.
Kishin ardhur në Shqipëri më 30.8.1956. Ata kërkonin një punë normale ndërsa theksonin se kishin bërë kërkesë për marrjen e shtetësisë. Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Administrative, Vilson Pecani shkruan se këta kishin “shumë pretendime” se donin të punonin në administratë (një gjë e tillë nuk del nga letra). Midis të tjerash shkruajnë:
“Kemi qenë në fermën e Llakatundit ku kemi punue punë krahu pa bë za me gjithë që për të parën herë punojmë fizikisht. Nuk e kemi përbuzë punën, kemi punue sa kemi mujtë thotë një proverb popullor. Me urdhrin e ministrisë jemi transferuar te miqtë. Ne gjendemi te një mik i yni në Fier. Ushqehemi, flemë, na shërben me çdo mjet që na nevojitet, pa të cilin nuk mundemi…

Po ke një njeri jo i pasur murator, pa tokë, i cili tash nuk punon mbasi s’ka punë. Kurse ai nuk është në gjendje të mbajë familjet e vet e ku do të jenë me shpenzimet tona. Kemi ndejtë pa punë një muaj e sa ditë kërkuam punë në komitetin e partisë dhe komitetin ekzekutiv në Fier. Na është thënë se si shtetas të huaj nuk mund të marrim asnjë punë zyrtare përveçse punës fizike.
Kjo gjë na çuditi. Na u tha se duhet të na mbajë ai që na ka strehuar me çdo shërbim, por ju cekeni punën e tij se si qëndron ekonomikisht. Mbas sa ditëve na është dhënë puna fizike në ndërmarrjen lokale të qytetit ku punojmë nëpër rrugët e qytetit me gjithë që kemi dhënë një pamje jo të mirë pasi njerëzit flisnin:
“Si emigrantët me fshesë dhe karro të vogël nëpër rrugët e qytetit?!
Megjithatë kemi punë dhe me vullnet. Për shkak të stinës së dimrit tash e tutje punë nuk ka kjo ndërmarrje. Bien pyetja se ku do të punojmë neve dhe si do të ushqehemi, vishemi dhe mbathemi mbasi këtu nuk na japin tjetër punë, duke na thënë se nuk keni të drejtë”.
Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania14 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK14 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports13 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania15 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania1 day agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK1 day agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
