Edhe pse dëgjojmë më së shumti histori të shqiptarëve që largohen nga vendi, “Ora Verore” takoi në Vlorë një çift nga Brazili dhe Ukraina, që jetojnë në jugun e Shqipërisë tonë të bukur.
Ata kanë vetëm 3 vite që jetojnë në Shqipëri dhe e flasin gjuhën shqipe shumë mirë.
Për më tepër braziliania pohon se ndihet vlonjate në zemër, duke theksuar se vlonjatët nuk janë të frikshëm.
“Jam nga Brazili, kam tre vite e gjysmë në Shqipëri. Kishim një mësues shumë të mirë në Tiranë, që na mësoi gjuhën. Bashkëshorti im është nga Ukraina dhe flet shumë mirë shqip. Shqipëria është shumë e bukur. Unë jetoj në Vlorë. Vlonjatët nuk janë të frikshëm, unë jam vlonjate në zemër.”