Enver Hoxhaj: Serbia mbetet shtet gjenocidal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se arratisja e Rajko Kozllinës, i dënuar në Serbi për krime gjatë luftës në Kosovë, dëshmon se Serbia mbetet shtet gjenocidal.

Hoxhaj përmes Twitter ka shkruar se politika e Beogradit ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e kriminelëve.

“Serbia nuk ka dështuar në përndjekjen penale të kriminelëve të luftës sepse në fakt kurrë nuk ishte qëllimi i tyre për ta bërë këtë! Politika e Beogradit ka për qëllim të mbrojë dhe promovojë kriminelët. Arratisja e dikujt përgjegjës për vdekjen e 27 civilëve të paarmatosur tregon qartë se Serbia mbetet një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.

Për arratisjen e Kozllinës ka reaguar gjatë së shtunës edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke e fajësuar Serbinë. Gjykata e Lartë e Serbisë e kishte dënuar me 15 vjet burgim për Masakrën e Tërnjes në Kosovë.

Share This Article