Epidemiologu Muja: Vatrat kryesore të infektimit janë në familje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Epidemiologu Rexhep Muja ka deklaruar se vatrat kryesore të infektimit janë familjare.

Ndër të tjera Muja u bën apel qytetarëve të shkëpusin kontaktet me familjarët nëse janë të infektuar, ndërsa kërkon që forcat e policisë të verifikojnë personat që duhet të jenë të karantinuar, pas rezultatit pozitiv të testit ndaj Covid-19.

“Nga të gjitha grupmoshat, për më tepër 25-45 vjeç janë më të prekurit. Shumë pacientë kur dalin pozitivë ne i këshillojmë që në momentin e parë sidomos me testet e shpejta që të izolohen nga familjarët, por kjo nuk po bëhet. Policia të ushtrojë kontrolle për respektimin e karantinës”, u shpreh Muja për Klan News.

Ndërkohë, Komiteti Teknik la në fuqi masat e vendosura dy javë më parë dhe bën thirrje qytetarëve  për të zbatuar me përpikmëri këto masa për parandalimin dhe përhapjen e infektimit në masë.

Share This Article