Epidemiologu Seferi: 300 specialistë të Shëndetit Publik janë jashtë sistemit shëndetësor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas epidemiologut Indrit Seferi në Shqipëri janë 300 specialistë të shëndetit Publik, që janë diplomuar nga viti 2013 deri më sot nga Fakulteti i Mjekësisë.

Në një lidhje direkte në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se 70-80% e tyre nuk janë punësuar apo nuk japin kontribut në sistemin shëndetësor.

Ne në Shqipëri disponojmë 300 specialistë të shëndetit Publik, që janë diplomuar nga viti 2013 deri më sot nga Fakulteti i Mjekësisë. Të gjithë këta janë të armatosur me njohuri të thella mbi epidemiologjinë, e cila është baza e shëndetit publik, por 70-80% e tyre nuk janë punësuar apo nuk japin kontribut në sistemin shëndetësor për shkak se aktualisht janë pa status. Në kushtet kur kemi vetëm 15 epidemiologë në të gjithë Shqipërinë që bëjnë testime, mos vallë duhet të rrisim numrin e testeve, pasi kjo do të na krijojë një panoramë më të qartë të shpërndarjes së epidemisë”, tha ai.

Share This Article