ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra 4 hours ago
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën 5 hours ago
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale 5 hours ago
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima 5 hours ago
Përdhunoi një vajzë shqiptare në Itali, ish-ylli brazilian i Milanit dhe i Realit thyen heshtjen nga qelia: Jetoj njësoj si… 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Epoka e Kaosit e Vladimir Putinit

albnews by albnews
8 August, 2023
in Bota, Opinion
0
Epoka e Kaosit e Vladimir Putinit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rreziqet e çrregullimit rus

Nga Tatiana Stanovaya Foreign Affairs/

Pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e UkrainĂ«s nĂ« shkurt tĂ« vitit 2022, elitat ruse vepruan sikur lufta tĂ« mos kishte ndryshuar asgjĂ« nĂ« frontin e brendshĂ«m. Kur filluan sanksionet ndaj ekonomisĂ« ruse, ata qĂ« kishin pushtet nĂ« MoskĂ« dukej se çdo gjĂ« ishte krejt e zakonshme.

MegjithatĂ«, qĂ« nga vjeshta e kaluar, gjĂ«rat janĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« komplikuara. KundĂ«rsulmi ukrainas nĂ« rajonin e Kharkiv nĂ« shtator tĂ« 2022-it ekspozoi cenueshmĂ«rinĂ« e pozicioneve ushtarake ruse. 

RelatedPosts

“Merr para nga BE, urdhra nga Rusia”, media britanike: Qeveria serbe dhe Vuçiç po rrëzohen nga pushteti

Kjo është kompania e parë në botë që kalon vlerën prej 5 trilionë dollarësh

Udhëtimi i ëndrrave kthehet në tragjedi/ 80-vjeçarja pagoi 80 mijë paund në turin me kroçiere, gjendet e vdekur pasi e harrojnë në ishull

Ndërkaq, Kremlini nisi mobilizimin ushtarak që shkaktoi ankth të jashtëzakonshëm social, edhe pse vetëm për një periudhë të shkurtër.

Më pas, në tetor, një sulm ukrainas në urën e ngushticës së Kerçit hodhi në erë lidhjen kryesore midis Krimesë dhe Rusisë kontinentale.

Muajt në vijim vetëm sa e kanë rritur presionin. Fronti ukrainas ka dhënë pak lajme të mira për Kremlinin, me përjashtim të kapjes së qytetit ukrainas të Bakhmut në maj.

Lufta ka ndryshuar Rusinë

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« MoskĂ« Ă«shtĂ« hapur njĂ« front i ri; autorĂ« ende tĂ« paidentifikuar kanĂ« goditur kryeqytetin rus me dronĂ«.  Forcat e Yevgeny Prigozhinit, udhĂ«heqĂ«si i kompanisĂ« private ushtarake tĂ« Vagnerit kryen njĂ« rebelim tĂ« hapur nĂ« qershor, duke pushtuar pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« qytetit tĂ« Rostov mbi Don duke dĂ«rguar njĂ« kolonĂ« trupash drejt MoskĂ«s.

Kryengritja e Prigozhinit tërhoqi vëmendjen botërore dhe shqetësoi elitën e Moskës.

Pavarësisht zgjidhjes së shpejtë të saj (në një marrëveshje të ndërmjetësuar pjesërisht nga presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko), shumë njerëz në Moskë u përpoqën të kuptojnë krizën e Vladimir Putinit.

Nga njĂ«ra anĂ«, presidenti rus e dĂ«noi publikisht Prigozhinin si “tradhtar”, por nga ana tjetĂ«r, ai e lejoi liderin mercenar tĂ« lĂ«vizĂ« lirshĂ«m brenda vendit dhe madje e ka pritur nĂ« Kremlin pĂ«r negociata.

KĂ«to ngjarje ishin tĂ« paprecedenta nĂ« RusinĂ« bashkĂ«kohore. MegjithatĂ«, ato nuk duket se e kanĂ« cenuar status quo-nĂ«; njerĂ«zit vazhdojnĂ« jetĂ«n e tyre sikur tĂ« mos ketĂ« ndodhur asgjĂ«.

Por situata e pĂ«rgjithshme nĂ« ushtri mbetet e qĂ«ndrueshme.  Deri mĂ« sot qeveria dhe ushtria ruse nuk kanĂ« riorganizuar apo arrestuar asnjĂ« personel tĂ« ushtrisĂ«.

Kjo qëndrueshmëri e dukshme ndaj lajmeve të këqija dhe indiferenca në dukje ndaj ngjarjeve në vazhdim janë mashtruese. Lufta ka filluar të ndryshojë Rusinë dhe ka të ngjarë të ndodhin ndryshime të thella në regjimin e Putinit si dhe në perceptimin e elitave për Putinin por edhe në qëndrimin e publikut ndaj luftës.

NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, militarizimi i jetĂ«s ruse po fuqizon ekstremistĂ«t ultranacionalistĂ« nĂ« elitĂ«n ruse, duke eklipsuar gardĂ«n e vjetĂ«r tĂ« ideologĂ«ve qĂ« publiku rus ka filluar t’i shohĂ« si gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« paprekshĂ«m.

Dobësimi i perceptimit ndaj Putinit ka zbuluar më tej të metat e thella të regjimit: prirjen e zakonshme të autoriteteve për të nënvlerësuar rreziqet e brendshme politike, për të injoruar zhvillimet afatgjata në favor të adresimit të sfidave të menjëhershme dhe për të refuzuar përgjegjësinë për numrin në rritje të incidenteve në territorin rus.

Rendi i Putinit dhe rreziku nga radikalizimi

Rebelimi i Prigozhinit e ka shtyrë situatën në një ekstrem dhe mund të hapë rrugën për shfaqjen e një shteti më të radikalizuar, më të ashpër dhe të pamëshirshëm.

Kërcënimet ndaj Kremlinit, si rebelimi i Vagnerit dhe dalja në pah e dobësive të qeverisë rusenuk do ta bëjnë domosdoshmërisht publikun të kthehet kundër Putinit dhe të rrëzojë regjimin.

Në vend të kësaj, këto zhvillime po e transformojnë Rusinë në një entitet shumë më pak koheziv, të mbushur me kontradikta dhe konflikte të brendshme, më të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme.

Në Moskë, rendi që ndërtoi Putini do të bëhet më i çrregullt. Bota do të duhet të përballet me një Putin më të rrezikshëm dhe Rusia mbetet e paparashikueshme.

NĂ« fillim tĂ« majit, vetĂ«m disa ditĂ« pĂ«rpara paradĂ«s vjetore tĂ« DitĂ«s sĂ« Fitores nĂ« “Sheshin e Kuq”, Moska dhe Kremlini u sulmuan me dronĂ«. MĂ« pas, nĂ« fund tĂ« majit dhe nĂ« qershor, grupet paraushtarake tĂ« lidhura me UkrainĂ«n kaluan nĂ« rajonin rus tĂ« Belgorodit.

Ata shkaktuan kaos dhe pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r pushtuan vendbanime tĂ« ndryshme. PĂ«rgjigja e Kremlinit ndaj kĂ«tyre ngjarjeve ka qenĂ« krejt pasive; duke heshtur. Lajmet dhe emisionet televizive janĂ« fokusuar nĂ« efikasitetin e supozuar tĂ« mbrojtjes ajrore.

Me pĂ«rjashtime tĂ« rralla, Putini Ă«shtĂ« treguar i rezervuar pĂ«r tĂ« komentuar sulmet nĂ« tokĂ«n ruse, duke preferuar t’ia delegojĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rgjegjĂ«si MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

Prirja e Kremlinit për të minimizuar ngjarjet në dukje tronditëse është në përputhje me mënyrën se si Putini e sheh luftën. Ai ka një besim të thellë se rusët e zakonshëm janë mbushur plot me patriotizëm, se elitat mbeten të kontrollueshme dhe besnike ndaj shtetit, se rruga drejt fitores në Ukrainë është ende e mundur dhe se ekonomia e Rusisë është mjaft e qëndrueshme për të duruar sanksionet.

Pakënaqësia në rritje e Prigozhinit që i parapriu rebelimit nuk arriti ta alarmojë Kremlinin. Edhe më 23 qershor, kur Prigozhini kishte nisur rebelimin e tij, shumë burime pranë Kremlinit vazhduan të besonin se asgjë shqetësuese nuk po ndodhte dhe se Prigozhini ishte ende i dobishëm për arritjen e objektivave të caktuara politike, siç është kanalizimi i zhgënjimit të ultranacionalistëve.

Përveç kësaj, shumë zyrtarë ishin të bindur se njerëzit e afërt të Putinit në Kremlin po mbikëqyrnin Prigozhinin dhe se Vagner nuk do të përpiqej të sfidonte shtetin rus.

Më pas, u bë e qartë se forcat e Vagnerit kishin kapur qendrën e komandës ushtarake për operacionet ruse në Ukrainë në qytetin e Rostov mbi Don, se një kolonë ushtarësh të Vagnerit po përparonte drejt Moskës dhe se forcat e Vagnerit kishin rrëzuar helikopterët rusë.

Këto ngjarje erdhi si një “rrufe në qiell të hapur”: Putini e kishte gjykuar gabim Prigozhinin dhe rebelimin e tij duke nënvlerësuar rrezikun që vinte prej komandantit mercenar.

Rebelimi ishte nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe, produkt i mosveprimit tĂ« Putinit. Shefi i Kremlinit ngurroi tĂ« ndĂ«rhyhjĂ« nĂ« konfliktin e pĂ«rshkallĂ«zuar midis Prigozhinit dhe dy zyrtarĂ«ve mĂ« tĂ« lartĂ« ushtarakĂ« rusĂ« – Sergey Shoigu, ministri Mbrojtjes dhe Valery Gerasimov, shefi i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m nxitĂ«n revoltĂ«n. Rebelimi ekspozoi jo vetĂ«m dĂ«shtimet e Putinit, neglizhencĂ«n qĂ« nxiti Prigozhinin, por edhe se si shteti rus u gjend i papĂ«rgatitur.

Kaosi i Putinit

Në fund të fundit, Vagneri është rritur si forcë luftarake me dhjetëra mijëra ushtarë vetëm falë miliarda dollarëve në financimin e shtetit, aksesit në burimet e shtetit dhe lidhjeve të tij me zyrtarë të profilit të lartë që kanë mbështetur aktivitetet e grupit mercenar.

Në vazhdën e rebelimit, është bërë shumë më e vështirë për Kremlinin të projektojë një atmosferë kontrolli dhe kompetencë politike.

Vetëm një javë pas rebelimit, Putini bëri një dalje publike të paplanifikuar në Dagestan. Stafi i tij ishte i papërgatitur për këtë ngjarje dhe sjellja e tij, duke përfshirë përqafimin me turmën, befasoi shumë njerëz në Kremlin dhe u pa si dëshmi se ai po vepronte emocionalisht dhe spontanisht, duke kërkuar afirmim.

Para kamerave ka mbajtur në krahë foshnjat, ka shtrënguar duart dhe ka bërë selfie me publikun e adhuruar.

Skena ishte e habitshme duke pasur parasysh se Putini rrallë i ka lejuar vetes ndërveprime të tilla.

Edhe pse Putini mund të ketë dashur të demonstrojë afërsinë e tij me rusët e zakonshëm në vazhdën e rebelimit të Prigozhinit, shumë analistë e interpretuan spektaklin si një shenjë e nevojës akute të presidentit për të përjetuar admirimin e qytetarëve rusë.

Lufta, e shoqëruar nga rebelimi që pasoi nga Prigozhini e ka bërë qeverinë të duket e papërgjegjshme dhe shtetin rus më të dobët.

Edhe sulmet me dron kanĂ« krijuar hutim edhe sistemet ruse tĂ« mbrojtjes nuk mund t’i pengonin ato. Kjo ngjalli njĂ« perceptim tek rusĂ«t e zakonshĂ«m si dhe tek ata qĂ« mbĂ«shtesin luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«, pĂ«r dobĂ«sinĂ« e shtetit dhe paaftĂ«sinĂ« e tij pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e kryeqytetit.

Rusët, Kremlini dhe Perëndimi

Shumë analistë janë mësuar ta shohin regjimin e Putinit si produkt të një kontrate sociale në të cilën shteti garanton stabilitet në këmbim të njerëzve që i japin Kremlinit liri të konsiderueshme për të menaxhuar jetën politike.

Megjithatë, që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, stabiliteti i brendshëm është eklipsuar gradualisht nga një nevojë më e thellë për siguri gjeopolitike – domethënë mbrojtje nga “Perëndimi armiqësor” – e shoqëruar me rritjen e ndjenjave nacionaliste.

Pas pushtimit tĂ« UkrainĂ«s nĂ« vitin 2022, rusĂ«t janĂ« tĂ« uritur pĂ«r siguri gjeopolitike. Populli i ka deleguar Putinit tĂ« drejtĂ«n pĂ«r t’u marrĂ« me PerĂ«ndimin – qĂ« shumĂ« rusĂ« besojnĂ« se kĂ«rcĂ«non vetĂ« ekzistencĂ«n e vendit tĂ« tyre – edhe nĂ«se kjo shkakton trazira tĂ« brendshme pĂ«r shkak tĂ« sanksioneve tĂ« rrepta dhe goditjeve ndaj liberalĂ«ve.

Sondazhet tregojnë se që nga fillimi i luftës, përqindja e rusëve që e admirojnë hapur Putinin është rritur nga 8 në 19 për qind dhe 68 për qind e rusëve tani thonë se duan që ai të rizgjidhet; një rritje e konsiderueshme kjo, nga 48 për qind e rusëve para luftës.

Gjithashtu, lufta ka rritur mbështetjen për të gjitha institucionet zyrtare: kabinetin, guvernatorët rajonalë, parlamentin, madje edhe partinë në pushtet, Rusinë e Bashkuar.

Por pasiviteti i Putinit përballë kërcënimeve të brendshme ushtarake dhe qëndrimi i tij i përmbajtur mund të bëhet një problem madhor për regjimin në të ardhmen e afërt.

Ka shenja se rusët, me gjithë mbështetjen e shtuar për institucionet shtetërore, po bëhen shumë më ambivalentë ndaj autoriteteve.

Ata kanë filluar të dyshojnë në aftësinë e klasës politike për të përmbushur përgjegjësitë e saj. Në fund të majit, një sulm me dron kishte në shënjestër Rublyovkan, një periferi e famshme luksoze e Moskës ku jetojnë shumë rusë të pasur dhe me ndikim.

Disa prej komentuesve në mediat sociale nuk u erdhi aspak keq për sulmin dhe sugjeruan se të pasurit dhe të fuqishmit po merrnin atë që meritonin.

Rublyovka ka qenë prej kohësh simbol i elitës së pasur dhe parazitare, e lidhur me epokën e Jelcinit dhe regjimin aktual.

ShumĂ« blogerĂ« pro-Kremlinit dhe rusĂ« tĂ« zakonshĂ«m shpresonin se sulmi do tĂ« shĂ«rbente si njĂ« thirrje zgjimi pĂ«r kĂ«tĂ« elitĂ«, duke i detyruar ata tĂ« pĂ«rfshiheshin mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« luftĂ«n me UkrainĂ«n dhe pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur mĂ« me vendosmĂ«ri sulmeve nĂ« territorin rus.

Ndjenjat antielitare nxitën gjithashtu ngritjen e Prigozhinit. Ai kishte fituar dukshëm popullaritet muajt e fundit ndërsa forcat e tij operonin në Ukrainë.

Çfarë tregojnë sondazhet

Sipas Levada Center, një firmë e pavarur ruse e sondazheve, rusët e panë kapjen e Bakhmutit nga luftëtarët e Vagnerit në maj si ngjarjen më të rëndësishme të atij muaji.

Një studim nga një grup tjetër sondazhi, Romir, zbuloi se triumfi i Vagnerit në Bakhmut e kishte ngritur Prigozhinin për herë të parë në rangun e pesë politikanëve më të besuar në Rusi, pas Putinit, ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov, Shoigut dhe kryeministrit Mikhail Mishustin.

Ngjitja e tij ishte stratosferike: në fillim të vitit, Prigozhini ishte renditur i 158-ti në mesin e figurave politike ruse më të besuara.

Rusët e zakonshëm u befasuan nga konfrontimi i Prigozhinit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ankesat e tij se trupave u mungonte municioni.

Publiku e perceptoi atë si një kryqtar kundër korrupsionit dhe si dikush që guxoi të sfidonte elitat e llastuara.

Një dëshmitar okular lokal i pushtimit të Rostov mbi Don nga Vagneri e përshkroi Prigozhinin në një postim në Facebook si “një burrë i thjeshtë dhe i zakonshëm që do të përballet me macet e majme të çdo brezi dhe ngjyre”, një ndjenjë që shpjegon mirëpritjen e ngrohtë të banorëve të Rostovit.

Kjo pakënaqësi me fuqitë që janë “macet e majme” shpjegon në një farë mase lehtësinë me të cilën Prigozhini mori kontrollin e qytetit.

I njëjti dëshmitar okular raportoi me mosbesim se shteti mungonte tërësisht.

“Ndërtesat e administratës, të qytetit dhe të qeverisë ishin krejtësisht të shkreta,” vuri në dukje ai.

 â€śSa hap e mbyll sytĂ«, ushtarakĂ«t, me tĂ« cilĂ«t ishte mbushur qyteti i vijĂ«s sĂ« parĂ«, u zhdukĂ«n. FSB [ShĂ«rbimet Federale tĂ« SigurisĂ«] u barrikadua brenda ndĂ«rtesĂ«s.”

Po bĂ«het mĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r Kremlinin qĂ« tĂ« fshehĂ« lajmet e kĂ«qija. ShumĂ« analistĂ« perĂ«ndimorĂ« kanĂ« sugjeruar se problemet me tĂ« cilat po  pĂ«rballet Kremlini do t’i shtyjnĂ« elitat dhe shoqĂ«rinĂ« ruse tĂ« kĂ«rkojnĂ« paqen.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

29 October, 2025
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

29 October, 2025
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

29 October, 2025
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result