Era e fortë ngre lodrën në ajër, vdes vajza 8 vjeçe në Spanjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vajzë 8 vjeçe ka vdekur, pasi era e fuqishme ngriti në qiell një kështjellë lodër nga ajri në një kopsht lodrash në Spanjë, ndërsa tetë fëmijë të tjerë pësuan lëndime.

Vajza vdiq përderisa ishte duke luajtur në Mislata, afër Valencias, kur u ngrit në ajër nga era para se të binte me kokë në tokë. Ajo vdiq 12 orë pas dërgimit në spital në Valencia, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Një vajzë tjetër, 4 vjeçe, ka pësuar lëndime serioze dhe po trajtohet në spital. Shtatë fëmijë të tjerë gjithashtu janë lënduar, ndonëse më pak se 4-vjeçarja.

Share This Article