Era e fortë përmbys Statujën e Lirisë në Brazil

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një replikë (kopje) gati 40 metra e lartë e Statujës së Lirisë u rrëzua gjatë një stuhie të fortë në qytetin brazilian të Guaibas të hënën pasdite. Nuk u raportua për të lënduar, sipas autoriteteve lokale dhe kompanisë që ndërtoi monumentin.

Erëra të forta goditën statujën, e cila ndodhej në parkingun e një qendre të madhe tregtare. Videot tregojnë statujën e gjatë që anohet nën forcën e erës përpara se të shembet dhe të thyhet. Koka e statujës u shkatërrua pas përplasjes.

Vetëm pjesa e sipërme , rreth 24 metra e lartë, u prek nga rënia, ndërsa piedestali 11 metra i lartë mbeti i paprekur, sipas përfaqësuesve të kompanisë.

Kryetari i bashkisë së Guaibas, Marcelo Maranatha , raportoi se nuk pati viktima dhe vlerësoi reagimin e menjëhershëm të operacioneve të shpëtimit në vendngjarje.

Shërbimet meteorologjike regjistruan erëra me shpejtësi që tejkalonin 90 kilometra në orë në zonë. Mbrojtja Civile e shtetit kishte lëshuar më parë një paralajmërim për mot të keq për zonën metropolitane, duke i paralajmëruar banorët për rrezikun e erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut përmes mesazheve emergjente të dërguara direkt në telefonat celularë.

Share This Article