Erdogan: Avantazh i Turqisë, filluam herët luftën me Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Turqisë, Regjep Taip Erdogan duke folur në lidhje me masat që i kanë marrë kundër koronavirusit të ri (Covid-19), tha se avantazhi më i madh për to është se filluan herët luftën me sëmundjen, me infrastukturën e tyre të fuqishme të shëndetësisë, raporton Anadolu.

Erdogan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij nëpërmjet video-konferencës në mbledhjen provinciale të partisë që ai udhëheq, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke folur për masat që i ka marrë vendi i tij kundër COVID-19, ai tha se institucionet janë duke i ndjekur zbatimet.

Ai përsëriti thirrjen që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri sa të kalojnë këto ditë të vështira. “Sa më shumë e zgjasim distancën sociale aq më shpejtë e thyejmë shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes”, tha ai.

“Jemi të vendosur për vazhdimin e prodhimit dhe eksportit”, theksoi presidenti turk duke rikujtuar se Turqia në 7 vitet e fundit ka përballuar shumë sulme dhe se do ta tejkalojë edhe këtë me të cilën po përballet sot.

“Duke boshatisur rrugët, duke mos dalë nga shtëpitë tona nëse nuk është e detyrueshme, duke i kushtuar vëmendje pastërtisë sonë inshallah do ta kapërcejmë këtë fakteqësi”, u shpreh Erdogan.

Share This Article