Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Recep Tayyip Erdogan ka humbur besimin e qytetarëve sipas një sondazhi të fundit të realizuar në Turqi.

Presidenti i Kompanisë Kërkimore Eurasia, Kemal Ozkiraz ndau hulumtimin e fundit zgjedhor të ORC, një kompani e afërt me AKP-në e Erdoganit.

Shkalla e atyre që thanë se nuk do të votonin për presidentin aktual nëse do të kishte zgjedhje këtë të diele ishte 44.2 për qind krahasuar me 53.7 që ishte herën e kalua.

Numri i atyre që thanë se do të votonin ishte 42.8 për qind gjersa të pavendosur ishin 13 për qind.

Theksojmë se kohët e fundit, mafiozi turk, Sedat Peker ka hedhur akuza të mëdha për krim dhe korrupsion në llogari të të parit të shtetit turk.

Ndryshe, Erdogan ishte zgjedhur president në raundin e dytë pasi mori mbështetjen e njërës parti opozitare, MHP të Devlet Bahçeli.

Share This Article