Erdogan: Është arritur avancim në zhvillimin e vaksinës kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot në solemnitetin e Këshillit për Shkencë dhe Teknologji deklaroi se është arritur avancim i madh në zhvillimin e vaksinës dhe ilaçeve kundër Covid-19.

Ai shtoi se kjo është arritur në bashkëpunim me sektorin privat dhe universitetet.

“Turqia u bë vendi i tretë në botë, pas SHBA-së dhe Kinës e cila filloi të zhvillojë vaksinë. Këto janë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë” theksoi Erdogan.

Ai theksoi se për momentin punohet në zhvillimin e tetë llojeve të ndryshme të vaksinës dhe dhjetë projekteve mjekësore.

Erdogan potencoi se ka përfunduar testimi i dy llojeve të vaksinës ndaj kafshëve, ndërsa për një prej tyre është lejuar testim tek njerëzit.

Share This Article