Erdogan firmos dekretin: Fshihen borxhet për energjinë elektrike dhe gazin natyror të viktimave të tërmetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka firmosur së fundmi një dekret, të botuar në Fletoren Zyrtare, sipas të cilit, fshihen të gjitha borxhet për energjinë elektrike dhe gazin natyror të viktimave të tërmetit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan rëndë dhe mesatarisht nga lëkundjet e 6 shkurtit.

Gjithashtu, janë hequr edhe procedurat gjyqësore dhe përmbarimore për borxhet e faturës së fshirë. Është vendosur që borxhet e faturave të të prekurve nga tërmeti deri më 6 shkurt të plotësohen nga Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore.

Shlyerja e faturave të abonentëve të energjisë elektrike dhe gazit natyror pas datës 6 shkurt është shtyrë deri më 31 maj. Këto fatura do të paguhen me këste të barabarta në 6 muaj, duke filluar nga qershori.

Share This Article