Erdogan: Fitues i vetëm i këtyre zgjedhjeve është Turqia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke folur në lagjen Uskudar të Stambollit, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale presidenti turk ka deklaruar se Turqia është e vetmja fituese e këtyre zgjedhjeve.

Erdogan ka deklaruar se me këtë fitore është hapur dera e “shekullit të Turqisë” duke shtuar se rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë pushtetin për të dalë mbi interesat e vendit.

Presidenti tha gjithashtu se opozita kryesore Partia Popullore Republikane (CHP) do t’i kërkojë llogari Kiliçdaroglu për rezultatin e tyre humbës, duke shtuar se numri i vendeve të opozitës në Parlament është ulur në krahasim me sondazhet e mëparshme, transmeton Al Jazeera.

Erdogan arriti të fitojë me 54.6% të votave, ndërsa Kilicdaroglu ka marrë vetëm 45.53% të tyre.

Share This Article