Erdogan gati të ndërmjetësojë për dialogun me Serbinë, Kurti e refuzon

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albin Kurti ka refuzuar në mënyrë të kujdesshme dhe me doreza propozimin e presidentit turk Erdogan që vendi i tij të shërbente si ndërmjetës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Pasi ka marrë një peshë të shtuar ndërkombëtare sidomos pas negocimeve mes Moskës dhe Kievit per të liruar eksportimin e drithrave ukrainase nga vendi, Erdogan shfrytëzoi turneun e vet Ballkanik për të propozuar: “Ne gjithmonë kemi mbështetur dhe përkrahur sinqerisht zgjidhjen e problemeve përmes dialogut. Kurdo që kërkohet ndihma jonë, ne do japim kontributin e nevojshëm me të gjitha burimet tona, me një mirëkuptim konstruktiv dhe të paanshëm.”, theksoi Erdogan pas takimit me Vuçiçin në Beograd.

Por Albin Kurti, me një gjuhë të matur, e ka refuzuar “ndihmën” turke, duke thënë se dialogu zhvillohet në Bruksel ndonëse ai shtoi se “ndihma e miqve është e mirëseardhur”, dhe se “Turqia është një aleate e Kosovës”.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,  me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, deklaroi Kurti nga Podujeva.
ndonëse presidenti turk ka disa ditë që po qëndron në Ballkanin Perëndimor, ai e shmangu Prishtinën nga axhenda duke vizituar vetëm Bosnjën, Serbinë, e Kroacinë.

Gajtë vizitës në Serbi, e ku u takua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme që në mënyrë konstruktive dhe të paanshme, të ndërmjetësojë mes Kosovës e Serbisë kurdo që i kërkohet Turqisë.

Në deklaratën e tij, Erdogan e përshëndeti marrëveshjen për letërnjoftimet mes dy vendeve, duke uruar të arrihen marrëveshje edhe në çështjet e tjera problematike mes Serbisë e Kosovës. Refuzimi nga Kurti i rolit negociues të Erdoganit dhe shmangja prej këtij të fundit e Kosovës në turneun Ballkaniknkanë ringritur pikpyetjen e një ftohje mes Ankarasë dhe Prishtinës. Zëdhënësi i kësaj qasjeje është bërë shkrimtari dhe profesori universitar Milazim Krasniqi. “Pyetja që shtrohet është kjo: a e ka diplomacia dhe politika jonë të qartë rëndësinë e Turqisë a nuk e ka, a punon për ta ruajtur e forcuar partnerietein strategjik me Turqinë, apo i ka lënë raportet të rrjedhin më ramje të lirë- teposhtë, si një luftë donkishoteske e kësaj qeverie kundër trashëgimisë së ish presidentit Hashim Thaçi, i cili ato raporte i pati ngritur në një nivel bukur të lartë. Kam frikë se në pikën e ramjes së lirë të raporteve jemi”, ka shkruar Krasniqi.

Albin Kurti nuk e ka vizituar ende Turqinë, ndonëse ka më shumë se një vit e gjysmë që është në pushtet, por ai u mundua ta minimizojë aludimin se presidenti turk e ka shmangur qëllimisht Kosovën nga turneu i vet.

I pyetur nga gazetarët Kurti u përgjigj se vizita e presidentit të Turqisë lidhet më shumë me Bosnjën. “Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, sepse e konsiderojnë si një vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë dhe vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjën”, tha Kurti.

Share This Article