Erdogan ‘gjueti’ gazetarëve që raportuan tërmetin, nisin arrestimet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i pavarur Mir Ali Koçer ishte 200 milje nga epiqendra e tërmetit kur Turqia u godit nga lëkundjet katastrofike më 6 shkurt.

Duke rrëmbyer kamerën dhe mikrofonin, ai zbriti me makinë në rajonin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.

Gazetari ndau histori të të mbijetuarve në Twitter,  por kjo po i kushton lirinë.

Tanimë ai është nën hetim me dyshimin se ka përhapur “lajme të rreme” dhe mund të përballet deri në tre vjet burg.

Grupet për lirinë e medias thonë se me dhjetëra  gazetarë të tjerë janë arrestuar, ose penguar të raportojnë. Autoritetet turke nuk kanë komentuar mbi ndalimet. Reporterët pa Kufij (RSF) e cilësuan hetimin kundër Koçer si “absurd”.

“Nuk mund t’i mbaja lotët natën e tërmetit, u shpreh gazetari  Koçer, i cili është kurd dhe kontribuon në ëebfaqet e lajmeve pro opozitës .

Koçer u largua nga Diyarbakiri dhe u nis me makinë për në qytetin e Gaziantepit. Ai u trondit nga skenat e shkatërrimit e megjithatë vendosi të raportojë edhe deklaratat e të mbijetuarve të cilët ankoheshin se prej disa ditësh nuk kishin marrë ndihma.

Ndaj raportimeve të tilla reagoi edhe Presidenti Erdogan, i cili gjatë vizitës në një nga zonat e tërmetit u shpreh se ata që përhapin “lajme të rreme” dhe “shkaktojnë kaos social” do të ndiqen penalisht, duke i quajtur ata “provokatorë”.

Sa i përket bilancit të paktën 50,000 njerëz kanë humbur jetën në  Turqi dhe Siri teksa vijojnë operacionet e pastrimit të rrënojave.

Share This Article