Erdogan “harron” ujërat e zeza të spitalit në Fier, Rama i ndreq gabimin. Jep 200 mijë euro për tender

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mënyrë që të përfundojnë përpara datës së zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, u harrua një detaj, jo pak i rëndësishëm. Nuk ka asnjë projekt që të merret me pastrimin e ujërave të zeza, duke mos hartuar asnjë projekt që të merret me këtë pjesë.

Marrëveshja e bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tajip Erdogan për ndërtimin e spitalit memorial të Fierit, duket se është bërë “shpejt e shpejt”, pa u vënë rëndësi detajeve. 

Në mënyrë që të përfundojnë përpara datës së zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, u harrua një detaj, jo pak i rëndësishëm. Nuk ka asnjë projekt që të merret me pastrimin e ujërave të zeza, duke mos hartuar asnjë projekt që të merret me këtë pjesë.

Për të ndrequr gabimin e Erdogan, qeveria e Ramës ka dhënë “ok” për miratimin e një shumë prej 200 mijë eurosh për fituesen e tenderit. Tenderi i hapur nga Bashkia e Fierit ka parashikuar se afati i fundit për paraqitjen e oferta është 29 qershor. Premtimi për ndërtimin e spitalit, Rama e mori gjatë vizitës së tij në Turqi në fillim të vitit, ku edhe mori premtimin se spitali do të ndërtohej brenda 3 muajve. 

Share This Article