Erdogan “ia prezanton” veturën e prodhuar në Turqi homologut të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë ditës së shtunë, Mohamed bin Zayed Al Nahyan i Emirateve të Bashkuara Arabe zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi.

E homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan e priti atë në aeroport, ku përveç të tjerave, ai edhe i prezantoi Al Nahyan-it veturën TOGG, veturë kjo e cila prodhohet në Turqi.

Në bisedë e sipër, Erdogan e fton Al Nahyan-in për të inspektuar këtë veturë të re.

Nga mediat turke dhe gazetarë që përcollën këtë ngjarje, citohet se Erdogan t’i ketë thënë homologut të tij se do t’ia dhurojë një model TOGG.

Modeli për të cilin Erdogan tha se do t’ia bëjë dhuratë presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe ka ngjyrë të bardhë me një emër të veçantë “Pamukkale”.

Share This Article