Erdogan: Jemi duke ndjekur me vëmendje politikat hipokrite të liderëve perëndimorë lidhur me masakrat në Gaza

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij ndjek me vëmendje politikat hipokrite të liderëve perëndimorë lidhur me masakrat në Gaza. Erdogan këtë vlerësim e bëri gjatë fjalimit të tij të Punëtorisë për ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimeve të Unionit të Demokratëve Ndërkombëtarë (UID) që u mbajt në Sallën e Ekspozitave pranë Kompleksit Presidencial në Ankara.

“Ashtu siç kemi refuzuar islamofobinë, ksenofobinë dhe të gjitha llojet e racizmit kulturor, refuzojmë në të njëjtën mënyrë edhe antisemitizmin”, tha presidenti turk duke shtuar: “Jemi duke ndjekur me vëmendje politikat hipokrite të liderëve perëndimorë, të cilat me vite na ligjërojnë për demokraci dhe liri, lidhur me masakrat në Gaza”.

“Turqia ka shfaqur qëndrim të mprehtë dhe të guximshëm jo vetëm ndaj çështjes së islamofobisë dhe ksenofobisë por edhe në krizën e Gazës që po ndodh që 7 muaj”, tha presidenti Erdogan.

Ai tha se gjithmonë kanë mbajtur në rend dite gjenocidin që Izraeli po zbaton ndaj vëllezërve të tyre në Gaza. “Pavarësisht nga presioni i lobit global sionist ne mbrojmë qëndrimin që kemi”, tha ai. “Kufijtë e demokracisë perëndimore përcaktohen nga interesat e Izraelit. Çdo gjë që prek interesat e Izraelit është antidemokratike dhe antisemitike në sytë e tyre”, shtoi Erdogan.

Share This Article