Erdogan lë pas sëmundjen dhe vesh “kostumin” e pilotit: Ju prezantoj KAAN-in

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me një ton solemn, në kuadër të një aktiviteti parazgjedhor, Rexhep Erdogan bëri të ditur se “avioni luftarak kombëtar i Turqisë”do të quhet KAAN.

Pas një episodi të ndodhur në një intervistë live, shëndeti i presidentit turk u bë temë diskutimi në mbarë botën. Megjithatë, Erdogan i hodhi poshtë të gjitha dyshimet duke publikuar në  llogarinë e tij në Twitter një foto ku shfaqej i veshur me një xhaketë piloti dhe syze dielli, ndërsa po ngjitej edhe në kabinën e KAAN-it.

“Turqia tani është në çdo fushë, në tokë, det dhe nën ujë, ajër dhe hapësirë,” tha Erdogan gjatë eventit “Shekulli i së Ardhmes”, organizuar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke në Ankara për prezantimin e avionit.

Avioni i gjeneratës së pestë, KAAN, është zhvilluar nga TAI për të zëvendësuar flotën e vjetër të F-16-ve, sipas asaj që tha Presidenti. 

 “Me këtë avion, Turqia do të bëhet një nga pesë vendet që kanë këtë lloj teknologjie,” shtoi Erdogan.

Modeli i ri i avionëve, i nisur si projekt në vitin 2016, është 21 metra i gjatë dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 1.8 mach (2222.64 km/h) falë motorëve të tij të dyfishtë, të cilët mund të prodhojnë 13,000 kg shtytje secili.

 “Emri i tij është KAAN, shpata e tij qoftë e mprehtë!” shkroi TAI në postimin e saj.

Share This Article