Erdogan: Marrëveshja për S-400nuk anulohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Reccep Tayyip Erdogan tha se Turqia po vazhdonte të bëjë pagesat në kuadër të marrëveshjes së saj me Rusinë për të blerë sistemet e mbrojtjes raketore S-400 dhe Shtetet e Bashkuara nuk kishin paraqitur të njëjtat kushte, kur ofruan të shisnin raketat Patriot.

“S-400 mban një vend të rëndësishëm në bisedimet tona. Argumentet e Shteteve të Bashkuara janë shumë të gabuara. Ne përfunduam procesin e S-400 dhe pagesat tona vazhdojnë”, u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll kur u pyetën për bisedimet e tij të planifikuara në Moskë javën e ardhshme.

Edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha të enjten se blerja e sistemeve të mbrojtjes nga raketat S-400 të Rusisë, është një “marrëveshje e bërë” dhe nuk mund të anulohet.

Blerja e këtij sistemi raketor nga ana e Turqisë, ka bërë që të tensionohen marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit, me këtë të fundit që ka kërkuar anulimin e kontratës.

Si masë presioni, Pentagoni bllokoi dërgimin e materialeve ndihmëse të avionëve F-35 në Turqi, duke u justifikuar se nuk mund të bashkëjetojnë me sistemin rus të mbrojtjes.

Share This Article