Erdogan-Mitsotakis takohen më 13 Maj në Ankara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të takohen së bashku më 13 Maj në Ankara.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Kryeministri i Greqisë, i cili do të vizitojë Turqinë. Disa muaj më parë, ishte Erdogan që u prit në Athinë në një vizitë zyrtare nga Mitsotakis.

Tashmë është radha e Kryeministrit grek të shkojë për vizitë në Turqi.

Takimet mes dy liderëve janë në vazhdën e axhendës për të përmirësuar marrëdhëniet e tendosura mes Greqisë dhe Turqisë për ishujt detarë.

Një shembull i përpjekjeve për të ulur tensionet është edhe vendimi i fundit i Greqisë, që do t’i lejojë turistët turq të vizitojnë ishujt grekë përmes një vize të posaçme dhe të shpejtë, që do të ketë vlerë vetëm brenda për brenda Greqisë, dhe jo për të udhëtuar në vendet e tjera të BE-së.

Share This Article