Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se në parlamentin suedez ka “terroristë” dhe se Ankaraja do të vazhdojë të kundërshtojë kandidaturën e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Këtë deklaratë presidenti turk e bëri gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij venezuelian Nicolas Maduro në Ankara.
Për sa kohë që ata kanë terroristë në parlament dhe për sa kohë që lejojnë demonstratat e grupeve terroriste, ne nuk mund t’u themi atyre: shkoni përpara dhe bashkohuni në NATO.