Erdogan në stil diktatori, kërkon dënimin e gazetares që u arrestua për fyerje ndaj tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka premtuar se një gazetare e njohur televizive nuk do të kalojë e pandëshkuar, pasi u arrestua nën dyshimin për fyerje ndaj tij.

Policia e ndaloi gazetares Sedef Kabash në shtëpinë e saj në orën 2 të mëngjesit të shtunën, vetëm disa orë pasi ajo i tha komentet publikisht dhe i publikoi në Twitter për 900.000 ndjekësit e saj, shkruan The Guardian.

Fyerja e pretenduar ishte një proverbë, që në gjuhën shqipe përkthehet kështu: “Kur kau vjen në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet hangar (pleme).”

“Kjo fyerje nuk do të kalojë pa u ndëshkuar. Është detyra jonë për ta mbrojtur respektimin e funksionit tim, të presidencës. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me lirinë e shprehjes”, tha presidenti turk në një intervistë të transmetuar në televizionin privat, NTV.

Ai e kritikoi sugjerimin e Partisë Popullore Republikane në opozitë që krimi i fyerjes ndaj presidentit, për të cilin njerëzit mund të dënohen me një deri në katër vite burgim, të shfuqizohet.

Shoqata e gazetarëve turq e ka quajtur arrestimin e Kabashit “sulm serioz ndaj lirisë së shprehjes”.

Grupet për të drejtat e njeriut rregullisht e akuzojnë Turqinë për minimin e lirisë së shtypit duke arrestuar gazetar dhe duke mbyllur mediume që e kritikojnë pushtetin, sidomos nga korriku i vitit 2016 e tutje, kur Erdogani i kishte mbijetuar një puçi.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” e ka radhitur Turqinë në vendin e 153-të në listën me 180 shtete sa i përket indeksit të lirisë së medieve për vitin 2021.

Share This Article