Erdogan nesër takim edhe me Baba Mondin?! Përveç inagurimit të xhamisë së Namazgjasë, pritet dhe…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vizita e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyp Erdogan në vendin tonë ka tërhequr vëmendjen e mediave greke.

Ato shkruajnë për inaugurimin e xhamisë së Namasgjasë, e cila filloi të ndërtohej në vitin 2015 dhe që konsiderohet më e madhja në Ballkan, me katër minare, secila 35 metra të larta, me një stil arkitekturor që të kujton epokën osmane.

Por ndër të tjera, raportojnë se pjesë e axhendës së presidentit turk, do të jetë dhe një takim me kreun e bektashinjve, Baba Mondin.

Presidenti turk pritet të takohet në Tiranë edhe me liderin fetar të sektit mysliman bektashi në Shqipëri dhe në mbarë botën, Edmond Brahimaj, i njohur për ndjekësit edhe si Baba Mondi.”- thuhet në artikkulin e mediave greke.

Muajin e kaluar, një raport i New York Times zbuloi planin e kryeministrit Edi Rama për të krijuar një shtet sovran mysliman bektashi brenda territorit shqiptar, të modeluar sipas Vatikanit, gjë që shkaktoi një reagim nga përfaqësuesit e komunitetit të madh bektashi në Turqi.

Share This Article