Erdogan ngre tonet: Nuk do lejojmë askënd të përçajë Sirinë, mos luani me durimin tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia do të kundërshtojë këdo që përpiqet të pengojë Sirinë të arrijë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.
Kështu paralajmëroi të martën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke përsëritur mbështetjen e tij të vazhdueshme për qeverinë siriane.

“Kushdo që përpiqet të pengojë Sirinë të arrijë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, e them hapur këtë, do të na gjejë duke qëndruar kundër tij dhe në anën e qeverisë siriane”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Presidenti turk parlajmëroi më tej se Turqia do të bëhet digë, “ashtu siç nuk lejoi që Siria të ndahet përmes një korridori terrorist”, për të mos lejuar që vendi të ndahet përmes korridoreve të tjera.

“Nuk ka asnjë mundësi për t’u rikthyer në Siri në periudhën para 8 dhjetorit. Me revolucionin e 8 dhjetorit, në vend filloi një epokë e re. Në vend që të testojnë kufijtë e durimit të Turqisë në Siri, disa aktorë duhet të vlerësojnë miqësinë e Turqisë, të sillen si shtet dhe jo si grup (terrorist)”, shtoi ai.

Paralajmërimet e Erdogan vijnë në një kohë kur tensionet e brendshme në Siri dhe ato rajonale po ashtu po përshkallëzohen, dhe kriza të reja po shfaqen vazhdimisht.

Share This Article