Erdogan: Nuk do ta ndërpresim operacionin në Siri pavarësisht kërcënimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turqia nuk do të ndërpresë operacionin që ka ndërmarrë në Siri kundër një milicie kurde të mbështetur nga Perëndimi, konfirmoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Pak rëndësi ka se çfarë thonë disa, ne nuk do ta ndërpresim këtë operacion kundër Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi.

“Kemi marrë tashmë kërcënime si nga e djathta dhe nga e majta, na është thënë ‘ndaloni’. Ne nuk do të kthehemi pas”, nënvizoi Erdogan. Turqia ndërmori të mërkurën një ofensivë në verilindje të Sirisë kundër YPG-së, një milici kurde e mbështetur nga vendet perëndimore, por cilësuar si grup terrorist nga Ankaraja./ATSH/

Share This Article