Erdogan: Pas luftës, Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se pasi të përfundojë lufta Izrael-Hamas, Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez. “Pasi të përfundojë kjo që po ndodh, ne duam ta shohim Gazën si një rajon paqësor që të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez, në përputhje me kufijtë e vitit 1967, me integritet territorial dhe me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet”,- u shpreh Erdogan për gazetarët në një udhëtim me avion duke u kthyer nga Kazakistani. 

Erdogan përsëriti kritikat ndaj vendeve perëndimore për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit, duke thënë se besimi i Ankarasë tek Bashkimin Evropian ishte “lëkundur thellësisht”, ndërsa për kryeministrin izraelit Netanyahu tha se ai tashmë nuk është më një person që mund të merret në konsideratë si bashkëbisedues.  

Turqia, e cila ka përshkallëzuar kritikat e saj ndaj Izraelit ndërsa kriza humanitare në Gaza është intensifikuar, mbështet një zgjidhje me dy shtete dhe ndryshe nga SHBA, Britania dhe vende të tjera perëndimore, nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste. Turqia ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka ofruar të jetë ndërmjetëse për ta garantuar atë.

Share This Article