Erdogan për dënimin e Osman Kavala: Ishte Sorosi i Turqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në një program iftar në Stamboll me përfaqësues të organizatave joqeveritare (OJQ).

“Ne nuk kemi toleruar kurrë veprime që cenojnë vullnetin kombëtar”,- tha Erdoan në fjalën që mbajti këtu dhe bëri një deklaratë edhe për biznesmenin Osman Kavala, i cila u dënua me burgim në dosjen e ngjarjeve (Parku) Gezi në vitin 2013 në Stamboll.

“Vendimi i fundit që është dhënë për një person i ka shqetësuar disa qarqe. Ky njeri ishte Sorosi i Turqisë [George Soros, themeluesi i Fondacionit Shoqëria e Hapur]. Ai ishte koordinatori në prapaskenë i Ngjarjeve Gezi”,- u shpreh udhëheqësi turk.

“Është një sukses për demokracinë tonë që gjykatat tona të paanshme i dënojnë puçistët me dënimin që meritojnë. Faleminderit”,- shtoi ai.

Lidhur me operacionin “Kthetra-Kyçi” [Pençe-Kilit] që vazhdon në veri të Irakut, presidenti Erdoan tha se deri më tani në këtë operacion kanë rënë dëshmorë 5 ushtarë dhe janë neutralizuar 60 terroristë.

Share This Article