Erdogan prezanton makinën e parë elektrike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan prezantoi sot makinën e parë elektrike të prodhuar në Turqi, me një investim total prej 3,7 miliardë dollarësh.

“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, po dëshmojmë ëndrrën e Turqisë për 60 vjet,” deklaroi Erdogan në qendrën e IT-së në Gebze që ndodhet pranë Stambollit.

Erdogan shtoi se kjo do të jetë përpjekja e parë e Turqisë për të prodhuar një makinë, pas një përpjekjeje të dështuar në vitet ’60.

Sipas nje dekreti presidencial të botuar sot në Fletoren zyrtare, një fabrikë në qytetin e Bursës, rreth 150 kilometra larg Stambollit, pritet të prodhojë deri në 175 000 njësi në vit, duke punësuar më shumë se 4 000 punëtorë.

Erdogan nuk dha detaje për çmimin e makinës.

Share This Article