Erdogan reagon ashpër: Doni të na hani, por jemi shumë shumë të mëdhenj, s’do keni sukses!

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendimet e samitit të udhëheqësve të Evropës Jugore (MED 7) në Korsikë të enjten dhe aleanca e Greqisë me Francën kanë provokuar reagime të forta në Turqi. 

Kjo  u pa si në reagimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, por edhe raportet e shtypit turk.

Tayyip Erdogan reagoi përmes një video në twitter, duke publikuar një deklaratë kur ishte kryebashkiak i Stambollit. 

 Ai e ngarkoi atë rreth orës 01:00 të mëngjesit në llogarinë e tij personale (dhe jo të presidencës) në Twitter dhe mesazhi ishte i qartë.

Në deklaratën e risjellë në kohë, Erdogan shprehet: “Është një tryezë ujqërish që po përgatitet. Doni te na hani? Ne jemi shumë të mëdhenj, ju nuk do të keni sukses. Nuk mund ta bëni ”.

https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=OraNewsRTV&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1304166518909997057&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Ferdogan-i-pergjigjet-ashper-med-7-doni-te-na-hani-por-jemi-shume-shume-te-medhenj-sdo-keni-sukses%2F&siteScreenName=OraNewsRTV&theme=light&widgetsVersion=219d021%3A1598982042171&width=550px

https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=OraNewsRTV&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1304166518909997057&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Ferdogan-i-pergjigjet-ashper-med-7-doni-te-na-hani-por-jemi-shume-shume-te-medhenj-sdo-keni-sukses%2F&siteScreenName=OraNewsRTV&theme=light&widgetsVersion=219d021%3A1598982042171&width=550px

Mesazhi i Samitit Med 7 ishte i qartë, me Ankaranë si marrësin kryesor dhe Rusinë si marrësin dytësor.

Siria, Libia, Mesdheu Lindor dhe emigrimi ishin pikat kryesore që u diskutuan, u analizuan dhe mbi të cilat u bazua formulimi përfundimtar i deklaratës, si dhe formulimi i një qasjeje të përbashkët ndaj Ankarasë.

Kështu, parulla “Pax Mediterranea” e shqiptuar nga Emanuel Macron, pra “Paqja në Mesdhe” – ose edhe më mirë “Paqja Mesdhetare” – i referohet formulimit të një strategjie të përbashkët të BE-së në mënyrë që të mbrojë interesat strategjikë të Evropës në të gjithë pellgun mesdhetar.

Turqia dhe Greqia, vend anëtar i BE-së, kanë mosmarrëveshje të fortë në lidhje me shtrirjen e shelfit të tyre kontinental.

Tensionet u rritën muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi një anije eksplorimi në ujërat e diskutueshme në rajon, e shoqëruar nga anije luftarake, disa ditë pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje detare me Egjiptin që zemëroi Turqinë.

Ankaraja që nga ajo kohë ka zgjeruar punën e anijes në rajonin më të gjerë, duke lëshuar udhëzime të cilat Athina i quan të paligjshme.

Udhëheqësi konservator grek i diskutoi komplikacionet më të fundit me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, i cili kryeson samitet e liderëve të BE-së. Zoti Mishel do të vizitojë Athinën në 15 shtator.

Share This Article