Erdogan refuzon një miliard euro nga BE për të ndaluar flukset migratore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi në  një konferencë për shtyp se kishte refuzuar një miliard euro ndihmë shtesë nga BE për të ndaluar flukset migratore.

Erdogan gjatë konferencës akuzoi Greqinë për vrasjen e dy migrantëve dhe plagosjen rëndë të një tjertri në kufirin e saj, por pa i detajuar pretendimet e tij.

Presidenti turk tha se shteti i tij nuk do ta mbante më i vetëm barrën e përkujdesjes për migrantët.

Ankaraja është ankuar vazhdimisht se Europa ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj të marrëveshjes BE-Turqi për refugjatët, në vitin 2016, me të cilën duhej të ndihmoheshin migrantët dhe të frenohej fluksi i mëtejshëm i tyre./ATSH/

Share This Article