Erdogan sfidon SHBA-në: Nuk jeni të vetmit që shisni avionë luftarakë! Mund t’i marrim kudo, edhe në Rusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan është treguar kritik edhe ndaj SHBA-së.

Erdogan është shprehur se SHBA nuk janë të vetmet në botë që shesin avionë luftarakë, duke u cilësuar si një deklaratë provokuese nga mediat greke.

“Turqia mund t’u drejtohet vendeve të tjera, përfshirë edhe Rusinë për të blerë avionë luftarakë nëse SHBA nuk jep luftëtarët e saj F-16”, ka thënë presidenti turk, duke shtuar: Shpresoj që SHBA të mos të na shtyjë në rrugë të tjera. Pra dua të them se SHBA nuk janë të vetmet në botë që shesin avionë luftarakë. Shesin edhe Anglia , Franca e Rusia dhe është e mundur t’i marrim kudo”, përfundoi Erdogan.

Share This Article