Erdogan shtron darkë në nder të Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk ka shtruar një darkë në ndër të delegacionit të qeverisë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Rama.

Presidenti i Turqisë Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama janë dakordësuar që organizata e Fetullah Gulen të mos cënojë marrëdhënien mes dy shteteve. Aksioni i përbashkët nis nga shkollat.

Dy liderët që nuk e kanë fshehur asnjëherë miqësinë mes tyre nënshkruan krijimin e këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë.

Në kushtet e mungesë së datës për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare dhe zhgënjimit nga sjellja e BE për vaksinën anti-Covid, Rama sqaroi arsyen se pse zgjodhi t’i çojë marrëdhënien me Turqinë në një nivel tjetër.

Turqia do të financojë restaurimin e xhamisë së plumbit në Shkodër dhe ka marrë përsipër ndërtimin e spitalit të ri rajonal të Fierit.

Ky investim mund të jetë dhurata e fundit e Erdoganit për Edi Ramën si Kryeministër.

Share This Article